JiL.al - Jeto i Lumtur

Policia angleze publikon fotot e tre shqiptarëve të shumëkërkuar

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në fotot e publikuara nga policia dhe mediat britanike janë personat e vendosur në listën e Policisë së Yourkshire të Jugut ndër më të kërkuarit që nga 13 nëntori i këtij viti.

Mediat e huaja shkruajnë se këta persona kërkohen pasi besohet se kanë informacioen të rëndësishme në lidhje me vepra penale duke përfshirë vrasje, trafikim droge dhe përdhunim.

Disa prej tyre janë në kërkim prej vitesh nga policia për të ndihmuar oficerët të zbardhin raste të rënda.

Bëhet fjalë për shtetasit Mateo Cela dhe Eljaso Çela: Detektivët që po hetojnë vrasjen e Armend Xhikës në Sheffield të ndodhur në maj të vitit 2021 po kërkojnë ndihmë për të gjetur dy vëllezërit që janë në kërkim në lidhje me vdekjen e Armendit.

Policia angleze publikon fotot e tre shqiptarëve të

Eljaso Cela 28-vjeç dhe vëllai i tij 26-vjeç Meto Çela janë në kërkim nga oficerët e hetimit, ndërkohë që hetimet rreth kësaj vrasjeje vijojnë.

Armendi pësoi plagë me thikë në Sheffield më 13 maj 2021, pas një sherri të ndodhur në rrugën Earl Marshal në zonën Burngreave.

Armendi, 22 vjeç, u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Eljaso besohet se përdor gjithashtu emrin e pseudonimit Illiazy dhe është e mundur që vëllai i tij Mateo gjithashtu mund të përdorë një meër tjetër.

Këto janë imazhet më të fundit që policia ka në dispozicion dhe besohet se janë marrë rreth vitit 2021.

Policia tha se të dy vëllezërit kanë qenë të njohur dhe se frekuentonin zonat Sheffield dhe Rotherham.

Gjithashtu Oficerët e policisë në Sheffield po bëjnë apel për ndihmë për gjetjen e të kërkuarit –Klevis Xhelaj.

Policia angleze publikon fotot e tre shqiptarëve të

28-vjeçari kërkohet për vepra penale, ndjekje dhe ngacmim ngjarje kjo e ndodhur midis 11 qershorit 2021 dhe marsit 2022.

Oficerët kanë kryer hetime më të thelluara, duke përfshirë punën me forca dhe agjenci të tjera në të gjithë vendin dhe tani po kërkojnë ndihmën e publikut për ta gjetur atë.

Ai përshkruhet, me flokë kafe të errët, tatuazhe në gjoks dhe në gjuhën shqipe.

Ndër të tjera besohet të ketë qëndruar me zonat e Nottinghamshire, West Midlands, Leicester dhe Londër. Mund të ketë udhëtuar jashtë zonës së Yorkshire të Jugut./balkanweb

Scroll to Top