“Porti i Durrësit aferë Rama-Basha”/ Basha i pergjigjet ”dhembe per dhembe” deklarates se Berishes: Non-grata…

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ish-kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të bëra nga pasardhësi i tij Sali Berisha më herët gjatë ditës së sotme rreth Portit të Durrësit.

Ndërsa e cilëson ish-kryeministrin thjesht si “non grata” pa i përmendur emrin, Basha thotë se Berisha bën deklarata të pavërteta sa herë që do të fshehë diçka.

Basha i kthen akuzat kreut të PD-së duke i thënë se ai bashkë me Ilir Metën dhe Edi Ramën, “bashkë i kanë oligarkët, mediat, lejet kullat, koncesionet etj.

LULZIM BASHA NË TWITTER

“Sa herë do të fshehë diçka, non grata hap thesin e mashtrimeve dhe shpifjeve. Trekëndëshi i Bermudës është i pandarë në korrupsion, lidhje me krimin dhe minim të demokracisë.

E vërteta është e thjeshtë: Bashkë i kanë oligarkët dhe mediat, lejet, kullat, koncesionet e tenderat, bandat dhe policët e gjyqtarët e korruptuar.”

Kujtojmë se më herët gjatë së henës, në një deklaratë për shtyp, Sali Berisha u shpreh se pas asaj që ai e cilësoi si afera e Durrësit fshihet kryeministri Edi Rama dhe ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha.

“Ky monizëm nuk ka të ndalur, aferat e tmerrshme të Edi Ramës janë unike në botë. Pasi ka vjedhur 420 milionë euro me firmën e tij për ndërmarrjen e tij të djegësve, vërsulet i tërbuar për të vjedhur 1 milion metër katror tokë në një sipërmarrje, shumë shpejt do e njihni, me dokumente false.

60 përqind të aksionerëve janë Edi Rama dhe Lulzim Brava dhe mafiozët e tyre. Po organizojnë në Durrësin e Shqipërisë vjedhjen më të tmerrshme në histori,” tha Berisha.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *