Çfarë pa apo bëri Joy punonjësia e kazinose, që u ‘ndëshkua’ me rrahje gati deri ne vdekje (Detaje)

Jil
Jil
7 Min Read

Jane zbuluar detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur më datë 13 gusht të këtij viti në Tiranë. Një 22-vjeçare nga Kenia, me emrin Joy është keqtrajtuar dhe hedhur nga kati i dytë i banesës ku jetonte më qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur më 13 gusht, njoftimi i parë nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor.

Ajo deklaroi se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës. Ajo ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Policia e Tiranës jo vetëm nuk e bëri publik rastin, por e referoi me vonesë edhe në prokurori. Mediat shkruajnë se Policia e Tiranës e ka referuar krimin në prokurori vetëm 2 javë pasi kishte ndodhur.

Burime për VoxNews thanë se Prokuroria ka marrë akt-ekspertimin mjeko-ligjor për 22-vjeçaren. Në bazë të të cilit është referuar edhe vepra penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Kjo pasi rezulton se e reja është dhunuar, janë marrë në pyetje personat e afërt dhe bashkëkombaset e 22-vjeçares nga Kenia që jetojnë e punojnë në Shqipëri.

Po ashtu janë marrë në pyetje edhe kontaktet e fundit të saj, janë pyetur edhe banorë të zonës ku ndodhej banesa dhe fqinjët e 22-vjeçares. Dyshohet ditën kur ndodhi ngjarja brenda në banesën ku Joy jetonte me qira, kanë qenë edhe persona të tjerë.

Për këtë janë mbledhur edhe prova shkencore, si gjurmë, shenja gishtash, dhe kampionë biologjikë. Kjo për të zbuluar se cilët janë personat që ishin në banesën e 22-vjeçares natën kur ndodhi ngjarja dhe çfarë i lidh ata me vajzën nga Kenia, e cila punonte në një kazino në Tiranë.

Gjithashtu është këqyrur telefoni i 22-vjeçares dhe bisedat e saj të fundit, dhe pse kanë kaluar 3 muaj nga krimi dhe prokuroria është duke hetuar dhe nuk ka asnjë person të ndaluar dhe të dyshuar për ngjarjen.

22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës dhe nëna saj pret që ta transferojë në spital jashtë Shqipërisë, me qëllim që vajza e saj të marrë trajtim më të specializuar mjekësor.

VoxNews ishte pranë banesës ku ka ndodhur dhunimi i Joy nga persona misteriozë, ne tentuam të flisnim me banorë të zonës por askush nuk thoshte asgjë. Një heshte e frikshme kishte mbuluar fqinjët e asaj banese të cilët thoshin se nuk kishin parë gjë, duke pritur nga ajo banesë del një burrë nga Kenia i cili kur na pa disi u frikësua.

E pyetëm dhe i thamë që jemi gazetarë por kjo e frikësoi dhe më shumë kur i përmendëm Joy ai pohoi se e njeh por nuk e dinte cfare kishte ndodhur natën e 13 gushtit. E habitshme sepse edhe ky kishte qenë atë natë dhe nuk kishte parë apo dëgjuar asgjë.

Sa më shumë që rrinim aq më dyshues po bëheshim pasi nuk kishim as kamer asgjë, ishim si qytetarë të thjesht dikush na u afrua dhe na pyeti keni humbur rrugën doni që tu ndihmoj. Ne ju përgjigjëm që jo por po prsim dikë mos prisni shumë na tha se nata është e errët dhe lagja ka probleme me dritat fiken ndonjëherë.

Miku që më shoqëronte më tha që po na bëjnë presion ndërsa unë më të qeshur i thashë na duan të mirë më duket që të mos kemi ‘fatin’ e Joy. Institucionet ligjzbatuese po heshtin askush nuk flet vetëm policia me një deklartë të ftohtë edhe kjo e fundit e detyruar për shkak të presionit të medias.

Nëna e shkretë nuk ka lënë televizion pa dalë jo për qejf por me idenë se do ta ndihmojnë në mbledhjen e shumës së madhe prej 500 mijë eurosh për të shëruar vajzën e saj. VoxNews ishte dhe njëherë tek ajo për ta pyetur por ajo na tha se është e lodhur, nuk më intereson cfarë ka ndodhur apo si ka ndodhur dua vetëm që të shëroj vajzën dhe të largohem.

Ne e kuptuam duke u larguar u kthyem dhe i kërkuam falje që e nisi vajzën për në Shqipëri duke qeshur dhe po e kthejmë të ‘copëtuar’ fizikisht.

Një fjalë e urtë popullore thotë aty ku ka lekë dhe preken interesa të mëdha nuk pyetet për pasojat që mund të ketë, e rëndësishmë është të mos prishet biznese cfarë do kostoje të ketë.

Kujtojmë se Joy u zhduk më 13 gusht 2022 nga ora 03:25 e mëngjesit deri rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ajo u gjet në gjendje të rëndë poshtë pallatit ku banonte në kat të dytë, por ngjarja është e mbuluar me mister.

A ra aksidentalisht Joy apo ka ndodhur diçka tjetër? Çfarë pa apo bëri Joy që e masakraun deri në këtë gjendje? Pse heshti policia dhe prokuroria? Pse askush nga mjekët nuk flet dhe e mjekojnë në fshehtësi vajzën e cila e kaloi ditwlindjen se saj në shtratin e spitalit?

Të gjitha këto zgjidhen lehtësisht nëse ka vulnet institucional dhe pavarësi nga ndikime të jashtme. Po të ketë vullnet pozitiv Joy shërohet shumë shpejt dhe sulmuesit e saj marrin ndëshkimin e merituar. Por se cfarë do të ndodhë ne do presim për cdo detaj të ri do shkruajmë nuk do ta lëm ngjarjen të flejë./VoxNews

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *