JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ Antonela Berisha kapet “mat” me djaloshin misterioz, a iu plotësua dëshira për një partner “boss”?

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Mund të themi që në çdo dalje të saj shkakton zhurmë. Vetëm pak kohë më parë në media qarkulloi deklarata e saj se mashkullin në krah e donte “boss”.

Dhe ja ku shfaqet tani, Antonela Berisha në krah me një mashkull. Ashtu si duket edhe në fotot e publikuara nga “Panorama”, djaloshi në krah mban në dorë kuletën e tij, ndoshta si për të treguar se ajo është e mbushur.

E pa grimuar, me syze dielli, ish-konkurrentja e Përputhen ecën në rrugët e Bllokut përkrah mashkullit misterioz.

Megjithatë ky nuk është partneri i saj, ndonëse kuletën e mban në duar, si provë se është i denjë të qëndrojë krah Antonelës.

Ish-konkurrentja e “Për’Puthen”, Antonela ka qenë së fundmi e ftuar në rubrikën “Trotuar”. Tema e diskutimit ishte pikërisht paraja. Gjatë fjalës së saj, Antonela zbuloi edhe pretendimet që ka duke theksuar se dëshiron në krah një mashkull “boss”.

”Mashkulli po nuk ishte bos, mos më afrohet. Sepse duhet të mi plotësojë të gjitha kushtet. Edhe dikur kur martoheshe pyesnin a ka burri shtëpi, a ka toka, që të mos vuajë gruaja. Pse të vuaj unë në 2022?”, theksoi ajo.

Edhe pas përfundimit të emisionit të “Për’puthen”, ishkonkurrentja e sezonit të dytë Antonela Berisha, ia ka arritur të ruajë vëmendjen dhe famën. Madje ajo u bë pjesë edhe e “Big Brother Vip 1”, ku u përfol jo pak për jetën e saj.

FOTO/ Antonela Berisha kapet "mat" me djaloshin misterioz, a iu

Së fundmi ajo ia ka dalë sërish të jetë në qendër të vëmendjes, me postimet në rrjetet sociale, ku numëron shumë ndjekës./Panorama

Scroll to Top