U ndalua nga policia, reagon babai i Ramazan Rrajës: “Nuk ka faj…”

Jil
Jil
2 Min Read

Policia ka ndaluar sot nipin e deputetit të PS-së Rrahman Rraja, Ramazan Rraja ndërsa lëvizte me automjetin e tij. Policia e Tiranës po kryen kontrolle e verifikime për mjete të blinduara dhe gjatë operacionit janë disa drejtues mjetesh. Mes tyre ndodhet dhe Rraja. Aksioni policor është zhvilluar në Qafë-Kashar.

Së fundmi ka reaguar babai Ramazan Rrajës, Xhelal Rraja i cili thekson se nuk mund të ndalohet djali i tij për të vetmin fakt se lëviz me makinë të blindua

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

.

“Nëse djalit tim do to faktohet gjëja më e vogël ai të përgjigjet. Nuk është në kërkim policor. Ka dy orë që rri këtu dhe nuk më ka sqaruar njeri se pse është shoqëruar. Është e vërtetë që lëviz me makinë të blinduar pse duhet të ndalohet për lëvizje më makinë të blinduar. Makinën e kam unë me letra”- u shpreh Xhela

Kujtojmë se Rraja nuk është një emër i panjohur për policinë. Ai më shumë se një vit më parë ka dhunuar barbarisht një grua te QSUT. Ai gjithashtu u rikthye në qendër të vëmendjes pas publikimit të një video ku shfaqet në një lokal në Fushë-Krujë me kallashnikov, duke terrorizuar klientët.

Pas publikimit të lajmit, Rraja, nga Dubai mohoi të kishte qenë ai, duke thënë se policia merr ryshfet për të terrorizuar familjen e tij.

Ndaj Rrajës gjithashtu rëndon akuza e trafikimit të drogës, nga autoritetet belge, që kanë kërkuar dënimin e tij me 8 vite burg.

Sipas dosjes së prokurorisë belge, banda trafikonte kokainë nëpërmjet Antëerp-it dhe më pas e shpërndante në të gjithë Europën Perëndimore si dhe në Turqi e deri në Australi. Ai gjithashtu u përfol për përfshirje në masakrën e Fushë-Krujës, ku u vranë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata. Ai reagoi për mediat dhe mohoi përfshirjen.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *