
Policia ka bere publike te dhenat per 12 shtetas te akuzuar per vepra te ndryshme penale.
Tiranë
Vihen në pranga 12 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan shtetasin Sh. C., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 45 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe kunatës së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasit:
– N. N., banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”; – Xh. P., banues në Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim, për veprën penale “Vjedhja”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:
– D. L., 32 vjeç, banues në Burrel, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje;
– A. C., 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin A. S., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka përndjekur vazhdimisht një 26-vjeçare.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit: – G. B., 45 vjeç, M. Ç., 38 vjeç, K. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe F. K., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi u kapën duke drejtuar automjetet, nën efektin e alkoolit;
– K. D., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
— Specialisët për Hetimin e Krimeve të Komisariarit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit B. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur shtetasen A. Q., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.
— Në Komisariatin e Policisë Nr. 2., Tiranë, është paraqitur shtetasja E. B., 43 vjeçe, e cila ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me punonjësen e saj, shtetasen J. C., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.