Kryesia e PD miraton kandidatët e primareve për 26 bashki, gazetarja: Gara më e fortë në Tiranë

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kryesia e PD ka miratuar emrat e kandidatëve që do të marrin pjesë në primare për kryetar bashkie në 26 bashki të vendit. Në një lidhje direkte për edicionin e lajmeve në Tv Klan, gazetarja Jolldiz Mitro ka dhënë më shumë detaje rreth këtij procesi që i paraprin zgjedhjeve lokale të 14 Majit 2023.

Joldiz Mitro: Kryesia e PD vetëm pak orë më parë ka miratuar kandidatët e primareve për 26 bashki që do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit. Për bashkitë e tjera, kandidatët pasi të kalojnë filtrin e Komisionit Zgjedhor në selinë blu, do të hidhen për miratim në një mbledhje të radhës së Kryesisë së PD. Ajo që bie në sy është fakti se në 3 bashki, nuk ka garë sepse ka vetëm një kandidat dhe më konkretisht, në Bashkinë e Elbasanit, demokratët do të garojnë në zgjedhjet e 14 Majit me një prej figurave kryesore të kësaj force politike, nënkryetari Luçiano Boçi. Po ashtu, edhe në Bashkinë e Shkodrës Bardh Spahia do të kërkojë një rikonfirmim në zgjedhjet e 14 Majit dhe në Bashkinë e Kukësit, i vetmi kandidat është Admir Sinamati.

Gara duket më e fortë në Bashkinë e Tiranës, ku do të garojnë përballë njëri-tjetrit 7 kandidatë dhe më konkretisht Belind Këlliçi, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani, Julian Deda, Adriana Kalaja, Fatmir Merkoçi dhe Enkelejda Fejzo.

Në një tjetër bashki të madhe, siç është ajo e Durrësit në garë janë 2 kanidatë, Igli Cara dhe Armand Dervishi.

Reis Çiço: Kur mendohet të përfundojë ky proces?

Jolldiz Mitro: Menjëherë pas shpalljes së kandidaturave zyrtare, pas miratimit të tyre nga ana e kryesisë, kandidatët nisin fushatën dhe në 4 Dhjetor do të mbahen primaret për Partinë Demokratike./tvklan.al

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *