Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Kryedispeçeri në Portin e Durrësit, Shefki Keci është vënë në pranga nga autoritetet belge, për llogari të drejtësisë italiane.
Mesohet ëson se Keci është vënë në pranga tre ditë m,ë parë në Belgjikë, pas një kontrolli nga efektivët belgë. Ai ka rrezultuar se ishte shpallur në kërkim nga shteti italian dhe është arrestuar.
Bëhet fjalë për një dosje që daton rreth 15-20 vite më parë, por nuk dihet ende se çfarë vepre penale ka kryer konkretisht Keci.
Shefki Keci mbante postin e Kryedispecerit në Portin e Durrësit prej rreth një viti. Në Begjikë ai kishte udhëtuar për arsye personale dhe kishte marrë leje nga puna.
Nga ana e Policisë së Shtetit apo edhe e Portit të Durrësit, nuk ka pasur asnjë sqarim mbi këtë ngjarje./BW