JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO-EMRI/ Shqiptari qëllon me armë bashkëshorten dhe më pas vret veten, 18-vjeçarja i shpëton vdekjes

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një ngjarje e rëndë është shënuar një ditë më parë në Bari të Italisë, ku 31-vjeçari shqiptar Oltjon Sallaku, ka qëlluar partneren e tij me armë, dhe më pas ka vrarë veten.

Sipas mediave fqinje, shqiptari ndërroi jetë në vend, ndërsa partnerja e tij, 18-vjeçare me origjinë nga Maroku, mbeti e plagosur rëndë.

18-vjeçarja ndodhet e shtruar në Poliklinikën e Barit dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa nga  hetimet e deritanishme është zbuluar se ngjarja ka ndodhur pas një sherri mes çiftit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në momentin e të shtënave, vajza e mitur e çiftit ndodhej me gjyshen nga nëna. Oltjoni punonte si shtrues pllakash në Bari dhe njihej nga të gjithë si një djalë shumë i mirë dhe pa probleme.

Një mik i tij ka treguar se është takuar me Oltjonin pak para se të ndodhte ngjarja e rëndë dhe madje kishin bërë shaka me njëri-tjetrin.

Por në lidhje me atë që ka ndodhur në shtëpinë e të rinjve ka shumë pikëpyetje pasi ende nuk dihet se përse shqiptari mbante armë me vete.

Ndërkohë pritet që të merret në pyetje bashkëshortja e tij, për të zbardhur plotësisht ngjarjen.

Scroll to Top