JiL.al - Jeto i Lumtur

‘Më kapi nga flokët dhe më…”/ Nxënësja e klasës së 8-të denoncon skandalin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Shkolla 9-vjeçare e fshatit Barç të Skraparit është e kyçur prej ditësh, pasi një nxënëse e klasës së 8 akuzon mësuesin se e ngacmoi seksualisht dhe e puthi në buzë me dhunë.

Pas kësaj dite, mësuesi jep dorëheqjen, me arsyetimin se e kërcënuan familjarët e të miturës. Policia dhe zyra arsimore edhe pse në dijeni janë mjaftuar me dorëheqjen e mësuesit dhe kanë fshehur ngjarjen.

Në shkollën 9-vjeçare të fshatit Barç mësonin 5 fëmijë nga klasa e parë deri në klasën e nëntë dhe kishin vetëm një mësues,z. Servet Bejo, i cili ishte edhe banorë i fshatit. Për shkak të episodit të ndodhur mes mësuesit dhe nxënëses, shkolla qëndron e kyçur.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Fiksi solli me zë dhe figurë dëshminë e vajzës dhe familjarëve të saj. E mitura tregon se mësuesi e kishte ngacmuar dhe një vit më parë me fjalë, por këtë herë sipas saj mësuesi e puthi me zor. “Atë orë kishim fiskulturë, por unë hyra në klasë dhe po mësoja fizikën, mësuesi më tha qenke bërë shumë e bukur, m’u afrua, më kapi flokët dhe më puthi në buzë” tregon e mitura.

14 vjeçarja thotë se mësuesi e ka kërcënuar që të mos tregojë për episodin, por në fakt vajza ka bërtitur dhe në ato momente ka shkuar motra e saj, po nxënëse e asaj shkolle një vit më e vogël .

Bashkëpunëtorët e Fiksit biseduan me hallën e të miturës dhe gjyshen e saj të cilat ishin prezente gjatë deklaratës së vajzës, po ashtu halla ka qenë personi i parë që ka shkuar në shkollë pas të bërtiturave të mbesës.

Gjyshja tregon se kishin frikë të bënin denoncim, sepse djali i saj është i vetëm, ndërsa fisi i mësuesit janë me shumë  meshkujt të rinj.

Ndërkohë halla tregon se dëgjoi zërin e mbesës që bërtiste në shkollë ndaj shkojë më vrap te ajo. “E dëgjova që bërtiste, e dëgjoi gjithë fshati ndaj shkova me vrap, mësuesit i thashë si nuk të vjen turp” tregon halla.

Nga ana tjetër mësuesi  Servet Bejo mohon ta ketë bërë këtë gjë, sipas tij duke qenë se ka probleme hasmërie ata po hakmarren, dhe se halla e vajzës ka shkuar atë ditë në shkollë me thikë.

Kështu ai pretendon se ka lajmëruar edhe specialistin e Policisë së Zonës , Zenel Koçin, por ai i ka sugjeruar t’i sheshojnë vetë gjërat. Madje mësuesi pretendon se duke dhënë dorëheqjen dhe duke tërhequr denoncimin këtë gjë e ka mbyllur. Por të kundërtën thotë z.Koçi për gazetarët, ai mohon kategorikisht të ketë dijeni për këtë situatë dhe të jetë telefonuar nga mësuesi.

Për të kuptuar më shumë mbi situatën, gazetarët kërkuan një përgjigje nga drejtuesja e Zyrës Vendore Arsimore Çorovodë, e cila tregoi se ka nisur procedurat me portal për zëvendësimin e mësuesit, ndërkohë nuk u përgjigj për situatën me nxënësen, pasi këtë përgjigje kërkonte ta jepte vetëm me shkrim./tch

Scroll to Top