Rriten rastet me tuberkuloz dhe kancer të mushkërive

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

“Stabilizimi i situatës nga pandemia e Covid-19 pati dhe reflektoi një rritje të rasteve dhe të pacientëve qoftë të të sëmurëve me kancer pulmoni qoftë dhe të sëmurëve me tuberkuloz.  Kemi shifra të kancerit pulmonar të cilat variojnë nga 600-800 raste të diagnostikuar në vit dhe kemi raste të tuberkulozit të cilët shkojnë deri në 400-440 raste në vit”, ka thënë pneumologjia Silvana Bala.

Gjatë këtij viti sipas pneumologes Silvana Bala, njëkohëisisht edhe drejtuese e spitalit “Shefqet Ndroqi”, vihet re një rritje e numrit të pacientëve me tuberkuloz në krahasim me dy vitet e pandemisë, përfshi edhe moshat e reja.

“Ne kemi hasur tuberkuloz edhe në mosha të reja. Largimi i popullatës për të punuar në vendet jashtë apo jetesa që ata kanë bërë në kushtet e një komuniteti, pra vijnë shumë emigrantë të cilët normalisht kanë. Janë mosha  e re dhe pasqyrojnë tuberkuloz”, ka thënë Bala.

Pneumologia Bala tregon simptomat që paraqesin të sëmurët me tuberkuloz. Ndërkohë që sqaron se kjo sëmundje pas kurimit shërohet plotësisht.

“Nuk duhet asnjëherë të neglizhojmë një kollë të zgjatur, nuk duhet të neglizhojmë një gjendje e cila normalisht mund të ngatërrohet me një gjendje gripale, por që vazhdon për një kohë shumë të gjatë. Pra me rënien në peshë, me ulje të oreksit, me një temperaturë cufebrile. Pastaj fillojnë simptomat respiratore të cilat normalisht janë kolla, vështirësia në frymëmarrje, është kolla me gëlbazë, herë pas here me rema gjaku”, ka thënë drejtoresha e spitalit Shefqet Ndroqit Silvana Bala.

Gjatë vitit 2021 janë diagnostikuar 270 raste me tuberkuloz, ku mbizotëruese ishte mosha aktive, 30-55 vjeç. ndërsa numri më i lartë i pacientëve me tuberkulozë është shënuar në 2017 me 502 raste, vit i cili përkon më kthimin e azilkërkuesve.

Klan News

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *