Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar datën tjetër kur do të mbahet protesta e radhës.
Ai tha që në nisje të mbledhjes së Kryesisë se protesta e radhës do të jetë në 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti Ballkani Perëndimor-BE.
“Me aferat e tij shumë miliardëshe , tani kjo e fundit me Portin e Durrësit, PD i mbetet që me gjithë fuqinë e saj, protestat e veta. Beteja e PD është betejë për ekzistencë n e demokracisë në Shqipëri dhe kjo është e vërteta.
Nuk duhet të harrojmë se kur të gjitha institucionet kontrollohet dhe përfundojnë në duart e një partie kjo në të gjitha përcaktimet është shteti monopartiak apo diktaturë e një partie she kjo është e vërtetë në Shqipërisë, ndaj protesta e 12 nëntorit domosdoshmërish duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një rast që populli opozitar të ngrejë zërin para të gjithë botes.”, tha ai.
Mes të tjerash Berisha tha se këtë protestë liderët europiane duhet ta marrin si akt mirëseardhjeje, ndërsa për qeverinë do të jetë një akt armiqësor.
“Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta.
Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë.”, pohoi Berisha, duke shtuar:
“Me këtë agjendë betejë, kundër monizmit dhe ekzistencën e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera.
Natyrisht agjenda mund të ketë dhe do ketë çështje të tjera, por mendoj se një popull I shndërruar nuk do thosha atë që ka thënë një gazetar italian me të drejtë kur u mbush stadium i Barit, ‘popull fantazëm’;, por një popull gomonesh po. Protesta e jonë synon të dëshmojë se në këtë vend që po varfërohet, vidhet e shkretohet aspirate demokratike europiane janë të pavdekshme.
Kam bindjen se populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenë e lidershpit europian problematikat me të cilat përballet sot”.