Stuhia e dëborës paralizon Nju Jorkun

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Një stuhi e jashtëzakonshme dëbore ka paralizuar pjesën perëndimore dhe veriore të Nju Jorkut. Trashësia e borës arriti në rreth 0.6 metra në disa zona të këtij rajoni, duke shkaktuar vdekjen e dy personave.

Në disa rajone stuhia e dëborës u shoqërua edhe me erëra të fuqishme. Stuhia goditi rëndë edhe qytetin e Hamburgut, ku ekipet e kërkim shpëtimit ndihmuan disa banorë të bllokuar.

Meteorologët paralajmërojnë se do të ketë reshje dëbore gjatë gjithë fundjavës ku pritet të arrijë 1.4 metra borë në disa vende. Për shkak të erës së fuqishme energjia elektrike u ndërpre në disa zona dhe autoritetet u detyruan gjithashtu të mbyllnin disa autostrada.

Dëbora shkaktoi edhe anulimin e fluturimeve në aeroportin ndërkombëtar Buffalo Niagara. Shkollat dhe stacionet e trenit u mbyllën në Bafalo, Niagara Falls dhe Depju. Buffalo është qyteti i dytë më i populluar i shtetit të Nju Jorkut me rreth 278,000 banorë.

Njëmbëdhjetë qarqe mbetën nën një gjendje të jashtëzakonshme. Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten për pjesë të Nju Jorkut perëndimor.

Klan News

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *