
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Fqinjët e Çaush Shehaj, 89-vjeçarit i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra gjatë një grabitjeje me armë në banesën e tij në Mallakastër, kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Në një intervistë fqinj i tij ka zbuluar se viktima më herët ka qenë shitës, sipas tij e gjithë ngjarja ka ndodhur për një kasafortë të kohës së diktaturës që ai kishte në banesën e vjetër.
Ai shton se grabitësit kanë menduar se në kasafortën e 89-vjeçarit do të gjenin shuma të konsiderueshme parash.
“Në kohën e monizmit ka qenë shitës i zonës. Më duket se i njëjti person ka tentuar para 2 vitesh ta vjedhë. Kanë ardhur parmbrëmë dhe e kanë rrahur. Gruan e ka me sklerozë, ai ishte me zemër.
Ata jetonin të dy në banesë, fëmijët i kanë në emigracion në Greqi. Ai kishte një kasafortë të kohës së Enverit, dhe menduan se mos kishte lekë.
Por ku ka lekë në këtë kohë?! Shkuan para dy vitesh ta vidhin kasafortën, por s’ja morën dot. I morëm vetëm çiften. Tani shkuan dhe e vranë fare”, tha fqinji.