
Banorët e fshatit Klos në Mallakastër janë të tronditur nga vrasja e 89-vjeçarit, të cilit grabësit donin t’i vidhnin paratë.
Një ditë më parë, dy të rinj hynë për të vjedhur paratë e të moshuarit Çaush Shehaj, por pasi nuk gjetën shumën e të ardhurave që kërkonin kanë dhunuar 89-vjeçarin dhe bashkëshorten e ti të sëmurë.
Çaushi humbi jetën sot, ndërsa gruaja e tij ka plagë të rënda në trup.
Fqinjët tregojnë detaje të rënda nga nga ngjarja, teksa në shtëpinë e çiftit ka shenja gjaku dhe prova të forcës që autorët kanë përdorur, që te thyerja e derës e deri te lëvizja e mobiljeve, citon top channel.