“Hajdeni kur dhe si të doni po ua mbajti!”, mediat turke ‘jehonë’ deklaratës së gjeneralit grek: Greqia…

Jil
Jil
2 Min Read

Mediat turke i kanë bërë jehohë të madhe deklaratave të një dite më pare
të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Greqisë, Kostantinos Floros, në lidhje me një sulm të mundshëm turk ndaj grekëve.

“Hurriyet” raporton sot se Floros është duke rritur artificialisht tensionet në Egje duke “bërë deklarata skandaloze në drejtim të Turqisë”, ndërsa “Milliyet”, e cilëson atë një provokator që është zgjuar tani që Turqia është e zënë me kurdët në veri të Sirisë.

Çfarë tha Floros?

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Gjatë ditës së djeshme ai theksoi se grekët nuk kanë pse t’u frikësohen turqve në një rajon si Egjeu, ndërsa ushtria e tyre ka bërë përparime të mëdha sa i përket armatimit dhe aleancave strategjike.

“Le të vijë kush të dojë, ditën apo natën, neve do të na ketë përballë. Greqia do të vijojë të mbetet një shtet i pavarur, i fuqishëm dhe i lirë.

Nëse vendosin të vijnë, ta dinë se do të përballen me një Maratonë apo Salamis (luftrat, sh.r) të re”, tha ai duke iu përgjigjur deklaratave të mëparshme të Erdoganit, sipas të cilit “turqit, mund të çohen një natë dhe t’u shkojnë në derë grekëve papritur”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *