JiL.al - Jeto i Lumtur

DEKLARATA/ Ardian Çapja: Politikani me emrin ‘Taulant’ është i lidhur me krimin

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Në GJKKO, Ardjan Çapja i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit në 2012, ka mohuar të ketë lidhje me këtë vrasje, duke thënë se ka qenë në atë moment ne Maqedoni.

Ai tha se kjo bëhet për t’i dëmtuar imazhin, e ndërsa u ndal te ekzekutimi i avokatit Ravik Gurra. Sipas, Çapjas nëse kjo vrasje do zbardhet atëherë do zbulohen “thesare”.

“Unë deklarohem i pafajshëm për të gjitha akuzat që më ka ngritur prokuroria, çdo gjë është bërë për të dëmtuar imazhin tim. Në 2005 më është vrarë vëllai dhe ne si familje ja kemi lënë në dorë drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Jam shoqëruar në polici për vrasjen e 15 gushtit 2012 ndërkohë që unë po vija nga Maqedonia. Deri në datën 13 gusht të atij viti kam qenë me pushime në Greqi. Më pas kam vendos me ik në Maqedoni më ble kaldaja, ishim 4 veta mes tyre edhe nipi Florenc Çapja.

Pa hyrë në Elbasan na ka ndaluar policia, dhe na kanë marrë në pyetje, aty kam marrë vesh që kush ishte vrarë. Nuk njoh asnjë nga të dyshuarit e tjerë nuk kam asnjë lidhje me ta. Prokuroria na bllokoi pasaportat dhe ndaluan nipin tim Florencin.

Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dal më nga shpia. 

Me avokatin e ndjerw Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë.

Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë.

Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë skam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj.

Kam degjuar në media që ju prokurori Dibra keni nën hetim vrasjen e avokatit tim Ravik Gurra, ke tre telefona, ke dosjen time, gjej kush ka vrarë avokatin bëj drejtësi.  Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare.

Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty.  Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia.

Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por

ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant”, tha Capja./oranews

Scroll to Top