Italia e kërkonte kudo, kapet “skifteri” nga Bubqi

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Krujë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Vendndodhja”, i zhvilluar në bashkëpunim me Interpol Tiranën.

Kapet në Bubq, Krujë dhe vihet në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 33-vjeçar i kërkuar ndërkombëtarisht për vjedhje me pasoja të rënda.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme, për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim, si dhe mbështetur nga inteligjenca informative për vendndodhjen e një shtetasi të kërkuar ndërkombëtarisht, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, finalizuan operacionin policor të koduar “Vendndodhja”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit

– E. Sh., 33 vjeç, banues në Bubq, Krujë.

Gjykata e Avelinos, Itali, ka caktuar ndaj 33-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, të parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme. Në bashkëpunim me ZQK Interpol Tirana, vijon puna për ekstradimin e shtetasit E. Sh., drejt Italisë.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: jil.albania
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *