JiL.al - Jeto i Lumtur

“7 prej tyre kanë investuar…”, Artan Hoxha: Shqiptarët i kanë lekët me çanta në Dubai

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Gazetari Artan Hoxha thotë se Dubai është kthyer në një parajsë për personazhet e botës së krimit nga e gjithë bota, përfshi edhe ata shqiptarë. Kryesorja për këtë është fakti se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk esktradojnë në asnjë vend të botës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Hoxha tha se gjatë vizitës së tij në Dubai hasi shqiptarë që i mbanin paratë me çanta të mbushura plot.

Ai u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” se të paktën 7 narkotrafikantë shqiptarë kanë investuar mbi 1 miliard euro në Dubai.

Merr lajme ekskluzive në Viber
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Shqiptarët aty e kanë kthyer në parajsë fiskale dhe penale, pasi aty nuk ekstradohesh. Nga aty nuk ekstradon dot askush, tentativën e fundit e bëri Belgjika për të ekstraduar një shqiptar dhe nuk ia arriti.

Të gjithë kishin çatat plot me cash dhe i numëronin, dhe i pyesja pse s’mbani karta. I shpenzonin me qejf në kazino.

Nuk e besonim që të kishim narkotrafikantë që të kishin kaluar vlerën e investimeve mbi 100 milionë euro. Në një llogari që bëra unë ishin 7 persona, vlera e investimeve kalonte 1 miliardë dollarë të hedhura aty.

Kjo më bëri që të kuptoj më mirë pse kryeministri kërkon amnistinë fiskale, pse porti i Durrësit është offshore aty, që të kalojnë paratë. Në momentin që do bëhet ajo e Durrësit, kush do t’i blejë?”, tha ndër të tjera gazetari Hoxha.

Scroll to Top