“Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një lule nga parajsa”, dedikimi romantik i Tolgahan për Almedën

Jil
Jil
1 Min Read

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi dhe aktori i njohur turk, Tolgahan Sayısman,tashmë prindër të dy fëmijëve, nuk i kanë kursyer deklaratat e dashurisë për njëri-tjetrin. Të ftuar dje tek  “Zemër Luana” ata shkëmbyen disa herë puthje dhe treguan disa sekrete nga marrëdhënia e tyre.Tolgahan ishte ai që na çuditi me dedikimin e tij ndaj Almedës.

Ai ia shprehu dashurinë në shqip, por edhe me një shprehje shumë të bukur turke për vajzat shqiptare.

“Zemër! Shpirti im! Zemra ime!”, -tha Tolga në shqip, duke shtuar më tej turqisht: “Ne atje (në Turqi) kemi një shprehje: Të marrësh një vajzë nga Shqipëria është si të këpusësh një trëndafil nga parajsa!”, -përfundoi ai.
Tolgahan dhe Almeda janë prindër të dy fëmijëve, djalit Efehan dhe vajzës Alina.

Aktori shprehu dëshirën për një fëmijë të tretë, ndërsa bukuroshja shqiptare tha se ajo e ka mbyllur me kaq. Ndërsa  për marrëdhëniet me kolegët, Tolgahan u pyet për aktoren Hande Erçel, për të cilën tha se “ka një vend të veçantë në zemrën e tij”.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *