“Presim edhe më të mëdhenj…!”/ Shtohet aktiviteti sizmik, paralajmëron sizmiologu pas tërmetit të sotëm

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Tërmeti i sotëm me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter në Duzce të Turqisë ka rritur shqetësimet për një goditje edhe më të fortë në vend, pikërisht në detin Marmara, fiks përballë Stambollit ku jetojnë më shumë se 14 milion banorë.

Duke parë historikun e tërmeteve në Turqi dhe përsëritjen e tyre me një saktësi matematikore pikërisht në zonën e tensionit që kalon përmes Marmarasë, ekspertët turq presin gjatë muajve apo viteve në vijim një tërmet me magnitudë mesatare 7 në afërsi të Stambollit, gjë e cila sipas tyre mund të shkaktojë një numër kolosal të vdekurish nëse nuk merren masat paraprakisht për përforcimin e godinave.

Gjatë një daljeje televizive pas tërmetit të sotëm, sizmiologu Prof.Dr. Sukru Ersoy tha se gjatë ditëve në vijim priten goditje të tjera në zonë me magnitudë deri në 5 të shkallës Rihter, ndërsa e vuri theksin te tërmeti i madh i Marmarasë.

“Gjatë periudhave në vijim presim një tërmet me magnitudë 7 të shkallës Rihter në Marmara, disa dhjetra kilometra më në Perëndim të epiqendrës së tërmetit të sotëm”, tha ai, ndërsa shtoi se duhen marrë masat urgjentisht në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës.

Sizmiologu tha se nuk pritej që të ndodhte një tërmet në këtë zonë pasi edhe më herët kanë ndodhur dhe mendohej se ishte shfryrë tensioni mes pllakave tektonike.

“Nuk prisnim që pas dy tërmeteve të fortë të kishte edhe një tjetër të mesëm në këtë zonë. Megjithatë, duhet thënë që ne jemi në një zonë ku ndodhin shumë tërmete dhe duhet të sillemi sipas këtij profile duke qenë gati përherë”, tha ai.


Territori përreth nes, përfshi Turqinë, Greqinë si edhe vetë Shqipërinë janë duke u përballur me një rritje të numrit të tërmeteve gjatë dy viteve të fundit, gjë e cila sipas sizmiologëve është një fenomen normal për shkak të cikleve që knë pllakat tektonike.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *