U shkarkua nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë/ Gledis Nano nis shkollën për…

Jil
Jil
2 Min Read

Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë. Tashmë Nano iu është rikthyer studimeve në degën e Kriminologjisë në Universitetit të Tiranës.

Kështu, pas largimit nga drejtimi i Policisë së Shtetit, Nano do fokusohet tek studimet. Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve:

Nano është diplomuar në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit ka marrë titullin “Specialist i Lartë Policie”. Në vitet 2006- 2009 është diplomuar me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 ka kryer studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.

Gledis Nanos iu kërkua të jepte dorëheqjen dhe përmes një procedure pa zhurme do të bëhej kalimi i detyrës nga ai tek Muhamet Rrumbullakut. Por çuditërisht, ndryshe nga paraardhësit e tij, Nano nuk pranoi.

Këmbëngulja e tij i la radhën një shkarkimi përmes të cilit ministri i Brendshëm e bëri përgjegjës për disa ngjarje, përfshirë zhdukjen e Ervis Martinajt dhe ngjarjen e Himarës.

Kabineti e shkarkoi Nanon pas 10 muajve qendrim në detyrë dhe një “lobimi” të fortë nga Ambasada Amerikane, që i dha çertifikatë para se të emërohej dhe e ka mbajtur si partner të fortë në Shqipëri.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *