Lefter Koka “peshku i madh” i Inceneratorëve? Manjani: Në qeverinë e 2017-ës vendosnin dy koka

Jil
Jil
3 Min Read

I ftuar në emisionin “Zona Zero”, Manjani deklaroi se ish-ministri i mjedisit Lefter Koka po mbahet në burg pa prova, pasi ai nuk është ideator i kësaj afere. Ai deklaroi se në qeverinë e vitit 2017, koalicion mes PS dhe LSI, vendoste Edi Rama si kryeministër dhe Ilir Meta, si bashkëkryetar i koalicionit.

“Po flitet që është një peshk i madh, ta zëmë ish-ministri i mjedisit, ndaj të cilit janë 3 akuza. Këta kanë marrë si akuzë padinë e LSI, prandaj këtu jemi me drejtësi partiake. Lefter Koka ka qenë ministër në kohën e Edi Ramës dhe nuk e ka bërë ai.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Ka qenë si unë dhe ne nuk kemi pasur këllqe që të vepronim në kokën tonë. Qeveria ka funksionuar me dy koka, Edi Rama kryeministri, Ilir Meta bashkëkryetar i koalicionit. Për vendime të rëndësishme mblidheshin çdo të hënë dhe diskutonin.

Nuk i ka marrë Lefter Koka vendimet, kush ishte Koka? As Alqi Bllako. Çështja e shpërdorimit të detyrës është si thesi i miellit, aq herë t’i biesh, nxjerr për të bërë petulla. Nëse vazhdojnë t’i bien thesit të Lefter kokës dhe Alqi Bllakos do ngelen pa petulla. Koka nuk është ideatori i Inceneratorëve.

Këtë biznes nuk e ka sjellë Lefter koka, nuk ka asnjë gjurmë që biznesmenët që janë marrë me këtë punë kanë lidhje me të. Lefter Koka ka bërë thjesht detyrën. As nuk ka bërë korrupsion. Duhet të kesh pasuri që ky i ka bërë nga favoret. Ja ta dhënë që Lefteri ka bërë favore, po kush ja dha lekët?

Kush ja ka bërë shkëmbimin në pasuri? Ku janë lekët e korrupsionit? Nuk ka prova.  SPAK duhet t’i kapë njerëzit në flagrancë, jo t’i fusë brenda kot, prandaj them që çdo gjë është e papjekur. Ku janë provat nëse ti nuk ke kapur atë që e ka bërë korrupsionin.

Nevoja për rezultate është shfaqur nga Qeveria dhe Ambasada amerikane në mënyrën më të çuditshme, pa asnjë standard. Nuk ka asnjë standard të respektuar. Po të bëhej kjo që po bën ambasada këtu në Amerikë shkonin të gjithë në burg.

SPAK duhet lënë të bëjë punën por t’i hiqen disa instrumenta abuzivë. Nuk mund të mbash njerëz në burg kot.”- tha Manjani.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *