Gazetarja Klodiana Lala ka shpjeguar operacionin e orëve të fundit ku u sekuestrua kokainë e përzierë me pleh kimik në një laborator drogë në Fier.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lala tha se operacioni ishte me mbikqyrjen e DEA-s dhe se personi i përfshirë është Viktor Cervenaku, ish kryetar i komunës Frakull.
Gazetari Enton Abilekaj, shtoi se Cerveniku punon edhe për Bashkinë e Tiranës dhe se droga shkonte në banesën e tij me kamion të ushtrisë!
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar kët
Klodiana Lala: Është aksion i policisë shqiptare dhe malazeze me mbikqyrjen e DEA. Ka patur sinjalizim për një sasi drogë që do të vinte me pleh kimit. Viktor Cervenaku, ish kryetari i komunës Frakull, e kishte porositur në Kolumbi. Ka ardhur në Portin e Tivarit në Mal të Zi, pastaj në Fier.
Ka qenë dorëzim i kontrolluar, policia ka patur informacion por nuk ka ndërhyrë deri në pikën fundore. Viktor Cervenaku kishte përshtatur shtëpinë e tij si laborator.
Ky është rasti i parë që kapet sasi droge e përzierë me plehun kimikë. Nuk dihet sasia përfundimtare e kapur. Personi i arrestuar punon në një institucion shtetëror.
Enton Abilekaj: Në Bashkinë e Tiranës punon, thuaje. Dhe më e bukura droga shkonte në shtëpinë e tij me kamion të ushtrisë!
Neritan Sejamini: Ish kryetari i Frakullës, është drejtor në Tiranë?
Arjan Çani: Konfirmohet teza ime. Në Shqipëri bëhet requiem varfërisë. Mjafton të shohësh këtë rastin dhe them, kjo dhe shumë të tjera tregojnë që në këtë vend, pavarësisht se rroga minimale është 200-300 mijë lek, ngaqë bubrrojnë me trafiqë, rroga mbërrin deri në 1 milionë në muaj. Kjo është arsyeja që njerëzit durojnë padrejtësinë.
Neritan Sejamini: Këtë ne kemi folur. Droga është burim i madh i parasë që hyn në ekonomi. Paratë që hyjnë, duke u futur në bizneset e atyre që kontrollojnë krimin, arrin të prodhojë rroga të vogla për shumë shqiptarë. Atje në fshat, po të marrësh 30 mijë lek të reja…
Enton Abilekaj: Të punësuarit në shtet po përfshihen në krim dhe merren me drogë. Kemi të bëjmë me kriminalizimin e një shteti. E ka futur Shqipërinë në hartë e drogave të forta. Janë kriminalizuar të rinjtë, ka fëmijë që shpërndajnë drogë, e dini këtë?