FOTO/ Nga djali i ish-kryekomunarit tek i shumëkërkuari i policisë, këta janë disa nga të arrestuarit në Fier

Jil
Jil
2 Min Read

10 shqiptarë janë arrestuar në kuadër të operacionit të SPAK me DEA-n amerikane dhe policinë malazeze që zbuloi një laborator droge në fshatin Frakull të Fierit.

Abc ka siguruar edhe fotot e disa prej të arrestuarve, ndër të cilët edhe emra të njohur për policinë.

Nga pranga ka rënë Klajdi Kodra, i cili ishte shpallur në kërkim për plagosjen e 19-vjeçarin Reginaldo Kaçorri, te “Komuna e Parisit” një vit më parë. Policia arrestoi më herët vëllanë e tij, gjithashtu i përfshirë në plagosje.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Po ashtu janë arrestuar edhe Bledar Matoshi dhe Denilson Çervanaku, djali i ish-kryekomunarit të Frakullës së Madhe, Viktor Çervanaku.

Denilson Çervanaku
Të arrestuarit nga operacioni i SPAK: Viktor Cervanaku, Zenel Cervanaku, Denilson Cervanaku, Enxhi Ferhati, Nikolin Gjolena, Klajdi Vrioni (Kodra), Julian Malaj, Redion Meshi, Bledar Matoshi, Marildo Rona.

Po ashtu kanë rënë në pranga edhe dy shtetas kolumbianë, të cilët merreshin me përpunimin e kokainës. Një tjetër është shpallur në kërkim.

Kujtojmë që në banesën e Viktor Çervanakut u gjetën 600 thasë me pleh kimik brenda të cilëve kishte kokainë dhe fishekë.

SPAK bëri me dije në një konferencë ditën e sotme se janë sekuestruar rreth 430 kg kokainë 5.910 euro, 3 armë zjarri automatik kallashnikov, 3 armë zjarri të llojit pistoletë, 108 copë fishekë luftarakë të kalibrive të ndryshme, 18 celularë, 5 automjete, 2 laptop dhe 2 armë gjahu.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *