JiL.al - Jeto i Lumtur

“28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës”, mesazhi i kryetarit Konjufca: Serbia na lufton nga jashtë e brenda

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Kryetari i Parlamentit të Kosovës Glauk Konjufca, në fjalën e tij në seancën e përbashkët që po mbahet mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë me rastin e 110 vjetorit të pavarësisë ‘

“Jemi me ju dhe ju kemi në zemër.
28 nëntori mban në zemër ëndrrat tona kolektive dhe dashurinë e madhe për kombin.

Kjo ditë ka simbolikën e vet për të mbajtur gjallë emocionet, krenarinë, gatishmërinë tonë.
28 nëntori është i Shqipërisë aq sa është i Kosovës.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Kur ishim të shtypur e jetonim nën terrorin jugosllav, popullin tonë e mbajti gjallë dashuria për tokën, kombin re gjuhën shqipe.

Rruga ishte e gjatë dhe aspak e lehtë.
Dy ngjarje kanë qenë të rëndësishme, ardhja e demokracisë në Shqipëri dhe çlirimi i Kosovës pak vite më vonë.

Ne shqiptarëve historia na ka mësuar se aq sa duhet të festojmë duhet të reflektojmë. Bota sot është më pak e sigurt se dje si fakt i luftës në Ukrainë. I vetmi shtet i lidhur me Rusinë është Serbia, na lufton nga brenda e jashtë.

Sa më afër njëra tjetrës Shqipëria e Kosova aq më lehtë mund të mbrojmë interesat e kombit tonë.
Rrnoftë dita e flamurit. Rrnoftë kombi shqiptar”, përfundoi Konjufca.

Scroll to Top