Pamje te renda nga vendi i aksidentit/ Kjo është makina që udhëtonin tre të rinjtë në Durrës (Foto+Emrat)

Jil
Jil
1 Min Read

Janë zbardhur identetet e aksidentit me dy viktima dhe një të plagosur të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Burime bëjnë me dije se viktimë ka mbetur shtetasja Silva Gjergji, 26-vjeçe nga Rubiku, ndërsa automjeti drejtohej nga 26-vjeçari Arbër Tivari, i cili ndodhet në spitalin e Traumës në gjendje kritike për jetën.

Viktimë ka mbetur edhe një vajzë tjetër, pasagjere në automjet, por ende nuk është identifikuar.

Mësohet se policia i ka komunikuar në spital Tivarit, masën e sigurisë “arrest me burg”. 

Siç shihet dhe në pamjet e mësipërme, makina me të cilin po udhëtonin të rinjtë drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht. 

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *