JiL.al - Jeto i Lumtur

FOTO/ “Problematiku” i Durrësit, ky është shoferi i aksidentit ku vdiqën dy vajzat

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Dy pasagjeret, 26-vjeçarja Silva Gjergji nga Rubiku dhe një vajzë tjetër ende e paidentifikuar, humbën jetën, ndërsa drejtuesi i mjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, mbeti i plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Ky është bilanci i aksidentit tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në autostradën Durrës-Tiranë.

Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht. Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Në fotot e mëposhtme, është 26-vjeçari Arbër Tivari që drejtonte automjetin. Burime bëjnë me dije se ai njihej si person problematik në Durrës.

Në mars të vitit 2021 ai u qëllua me armë zjarri në dorë nga Alket Buçpapaj i cili po ashtu njihej si person problematik për drejtësinë. Tivari ishte arrestuar edhe më herët për shpërndarje lëndësh narkotike dhe vjedhje.

Ndërsa pas kontrollit që policia kreu në banesën e tij pasi mbeti i plagosur, Arbër Tivarit iu gjetën municione luftarake, për të cilat u vu nën masën e arrestit.

Në foto-galerinë e mëposhtme është Arbër Tivari dhe fotot e makinës të shkatërruar totalisht.

Scroll to Top