FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin Durrës-Tiranë

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar kët

Vajza që shihni në foto është 26-vjeçarja Silva Gjergji nga Rubiku, e cila humbi jetën në aksidentin tragjik të regjistruar në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës-Tiranë. 

Ajo nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda të marra pas përplasjes së fortë të makinës tip “Ford” me barrierat e rrugës.

Bashkë me të ndërroi jetë dhe një vajzë tjetër, ende e paidentifikuar, teksa mbeti i plagosur drejtuesi i mjetit Arbër Tivari, 26 vjeç, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës

Makina me të cilin të rinjtë po udhëtonin drejt Tiranës është përplasur me bordurën dhe është shkatërruar totalisht. 

Dyshohet se shkaku i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë, por nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *