Darka e fundit për Xhesin dhe Silvën, policia i komunikon masën e arrestit për shoferin ‘problematik’ (Emri)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Silva Gjergji nga Rubiku është një nga vajzat e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëmnë aksidentin e rëndë që ndodhi në aksin Tiranë-Durrës.

26-vjeçarja ishte në mjet së bashku me një vajzë tjetër (viktimë) dhe drejtuesin e mjetit, Arbër Tivari. 

Kjo do të ishte darka e fundit për dy të rejat. Pasi kanë ngrënë darkë, tre të rinjtë janë nisur drejt Tiranës rreth orës 2 natës.

Të rinjtë po udhëtonin drejt kryeqytetit dhe dyshohet se shpejtësia në drejtim është shkak i aksidentit, po nuk përjashtohet as ndonjë rrethanë e pazakontë në rrugë që e ka detyruar shoferin të devijojë dhe të humbasë kontrollin mbi drejtimin e mjetit.

Policia i ka komunikuar masën e arrestit të riut nga Durrësi që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e traumës në Tiranë.

Tivari nga Durrësi ka qenë duke drejtuar automjetin tip Ford Ka me targë AA014ZE nga Durrësi në drejtim të Tiranës, kur ka dalë nga rruga duke marrë me vete edhe barrieren metalike anësore e cila është palosur  brenda në kabinë.

Si pasojë e këtij aksidenti kanë gjetur vdekjen pasagjeret të cilat udhëtonin me të në të njëjtin mjet.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *