JiL.al - Jeto i Lumtur

Dy në qeli, i treti u arratis/ Kush është “Elefanti” që solli kolumbianët në Shqipëri

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Pak ditë më parë në fshatin Frakull të Fierit u godit një laborator kokaine. 10 persona u arrestuan dhe pesë të tjerë janë shpallur në kërkim. Mes tyre një kolumbian, ekspert për procesin kimik të nxjerrjes së kokainës nga plehu ku ishte fshehur.

Ky është laboratori i tretë që zbulohet në Shqipëri pas atij të Xibrakës, që ka qenë sërish për përpunim kokaine dhe të heroinës në Brenog të Hasit. Dy loboratorët, i Xibrakës dhe i Frakullës nxorën në pah edhe rolin e ekspertëve të procesit të nxjerrjes së kokainës, që janë kolumbianë.

Në rastin e laboratorit të Xibrakës u arrestuan më “presh në duar” Cezar Avila dhe Valther Moreno, që u kapën duke kryer procesin. Të dy u dënuan. Por pas atij rasti nuk kanë munguar lëvizjet e kolumbianëve në Shqipëri

Disa vite më parë u arrestua edhe një tjetër kolumbian Agust Triana , i cili deklaroi se jetonte në Spanjë u dorëzua në aeroportin e Rinasit. Ai deklaroi se kishte frikë se do ta vrisnin. Edhe procesi ndaj tij i mbajtur sekret.

Ai foli për një personazh me nofkën “Elefanti”, por që nuk u zbulua kurrë se kush ishte. Rasti i tretë është i Fierit, në kërkim u shpall kimisti Zaimir Rodrigez. Ai u soll nga Kolumbia për të kryer procesin e nxjerrjes së kokainës nga plehu organik që ishte fshehur, shkruan SI.

Por, policisë edhe pse e kishte nën monitorim i iku nga duart. Tre rastet, që të paktën janë zbuluar, pasi dyshohet se ka edhe të tjerë, tregojnë se shqiptarët, jo vetëm që janë “dora e parë”, por kanë arritur që të sjellin edhe profesionistët nga Kolumbia për “pastruar” kokainën, e cila më pas shpërndahet nëpër Europë./SI

Scroll to Top