Qindra shqiptarë kanë “pushtuar” ditën e djeshme rrugët e Londrës, duke parakaluar me makina sportive dhe flamuj shqiptarë, për të festuar 110-vjetorin e pavarësisë së vendit tonë.
Parada aspak modeste e emigrantëve ka tërhequr vëmendjen e mediave vendase, teksa “Daily Mail” i ka kushtuar një artikull.
“Qindra dolën në rrugët e Londrës me makina fantastike gjatë natës për të festuar ditën e pavarësisë së vendit të tyre.
Pamjet të shpërndara në internet tregojnë Lamborghini, Mercedes, Audis, Range Rovers dhe Porsche 4×4 që të gjitha ndalojnë trafikun rreth Westminsterit ndërsa oficerët e Policisë Metropolitane përpiqen të lëvizin automjetet.
Në klipe të ndryshme shihen burra dhe gra duke valëvitur flamurin shqiptar teksa varen nga xhamat e makinave të tyre dhe duke u rënë borive.”- thuhet ndër të tjera në artikull.
Ndër të tjera, britanikët ankohen për trafikun e shkaktuar nga kjo paradë, të cilën e cilësojnë “egoiste”, e po ashtu shprehin shqetësim për manovrat e kryera në rrugë nga shqiptaret me makinat luksoze.
“Diku tjetër, makinat kryenin rrotullime të rrotave ndërsa të rejat vishnin fustane tradicionale dhe kërcenin në rrugë.
Fishekzjarre të fortë u lëshuan ndërsa vargu i gjatë i automjeteve u binin vazhdimisht borive për të festuar pavarësinë e Shqipërisë, e cila përkujtohet çdo vit më 28 nëntor.
Imazhet ndezën zemërim te shoferët, me disa që i cilësuan festimet si ‘egoiste’.