EMRI/ U shtir si vajzë në “Messenger”, 41-vjeçari shqiptar i zhvat 18 mijë euro italianit (Detaje)

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një 41-vjeçar shqiptar është shtirur si vajzë  dhe fillimisht me mashtrim e më pas me kërcënime i vodhën 18 mijë euro një burri me banim në provincën e Foggia.

Kështu u konstatua nga policia që arrestoi në Milano, Ervin Sopin, shqiptari që besohet se ishte organizatori i grupit.

Gjyqtari hetues i gjykatës së Lombardos ka cilësuar të drejtë arrestimin duke urdhëruar burgun.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tij u arrestuan në flagrancë: një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia.

Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të marrë paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.

Viktima e mashtrimit tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare. Në mesazhe, e reja i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë.

Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me vazjën shqipatre, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia.

Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan e pretenduar, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera.

Viktima e acaruar ka ndërruar edhe numrin e telefonit, por kërcënimi ka vazhduar në numrin e babait të tij. Të rraskapitur babë e bir pranuan t’u jepnin edhe një mijë euro dhe në momentin e dorëzimit fotografuan dy bashkëpunëtorët që u arrestuan nga policia.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *