JiL.al - Jeto i Lumtur

”Iu perkul ne gjunje”, shëtitja e fundit e Hamides para se të vritej, rrënqeth dëshmitarja: Doli për të blerë bukë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mediet në Kosovë kanë publikuar dëshminë e gruas e cila shoqëroi Hamide Magashin në shëtitjen e saj të fundit, para se të vritej nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili në oborrin e maternitetit në Prishtinë.

E afërmja e viktimës e kishte shoqëruar 35-vjeçaren e ndjerë për të dalë dhe për të blerë bukë, para se të ndodhte vrajsa.

Hamide Magashi ndodhej e shtruar në Qendrës Klinike Universitare të Kosovës pasi pritej që të lindte të ditët në vijim. Siç rrëfen e afërmja, pasi kishin dalë jashtë klinikës për të blerë bukë, Hamide Magashi ka takuar në oborrin e spitalin ish-burrin e saj Sokol Halilin.

Ajo ka zbuluar bisedën që kanë pasur mes tyre viktima dhe autori, në momentin kur Hamide Magashi e ka a parë në oborr ish-burrin e saj.

“Ai erdhi me bisedu me gruan. Ajo më tha që ai është ish-burri jem dhe u distancua për të biseduar me të. Kur u takuan, ai u përkulë në dy gjunjët dhe po i thoshte diçka” , ka thënë pëtrT7 e afërmja e viktimës.

Familjarët e viktimës akuzojnë autoritetet policore për ngjarjen e rëndë që tronditi Prishtinën, ku 35-vjeçarja Hamide Magashi, u vra me dy plumba nga ish-bashkëshorti i saj, Sokol Halili, përpara maternitetit teksa ishte në pritje të lindjes së fëmijës.

Motra e 35-vjeccares ka bërë të ditur për mediat vendase se viktima nga data 13 shtator ishte pajisur nga gjykata me një urdhër mbrojtjeje që ishte e vlefshme deri me 13 mars të vitit të ardhshëm.

“Policia ka qenë në dijeni për rastin pasi këtu e katër muaj ajo ka tentuar të divorcohet nga ai”, është shprehur ajo.

Edhe familjarët e tjerë të ngushtë me viktimën, kushërire, thonë se 35 vjeçar ja ka pasur më parë dhunë fizike dhe psikologjike nga ish bashkëshorti e saj, teksa fajtor për ata mbetet policia.

Megjithatë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu pas takimit të Grupit ndërministror në lidhje me vrasje gruas shtatzënë, tha se nëse vërtetohet se ka dështuar ndonjëra nga hallkat e sistemit do të ketë dorëheqje shkarkime madje edhe ndjekje penale.

Scroll to Top