E FUNDIT/ Vrau bashkëshorten shtatzënë në oborrin e maternitetit, vetëvritet autori

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se Sokol Halili, i dyshuari për vrasjen e shtatzënës 35-vjeçare, ka vrarë veten, raporton Express.

Sveçla ka deklaruar se përkundër negocimit, Halili ka refuzuar të dorëzohet dhe ka vrarë veten.

Tutje, ka thënë se Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

“Pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili.

Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.

Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet për zbulimin e të gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar Sveçla./gazeta express

Scroll to Top