“Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit”, flet gruaja e aktorit që ndërroi jetë në moshën 34-vjeçare: Ai kishte…

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Pas një beteje me kancerin e zorrës së trashë në fazën 4, ka ndërruar jetë aktori i Broadway, Quentin Oliver Lee.

Lajmin e vdekjes së 34-vjeçarit e bëri të ditur bashkëshortja e tij, Angie Lee Graham. Kjo e fundit bëri një postim në profilin e tij në “Instagram” të enjten, duke shkruar se Lee vdiq atë mëngjes.

“Ndjeva frymëmarrjet e tij të fundit, e mbajta fort dorën dhe ndjeva se rrahjet e tij të zemrës po largoheshin ngadalë”, shkroi ajo. “Ai kishte një buzëqeshje në fytyrën e tij dhe ishte i rrethuar nga ata që do. Ishte paqësor dhe i përsosur”, shkruante gruaja e të ndjerit.

Graham ndau fotot e tyre me vajzën e tyre Samantha, duke e quajtur atë një “burrë, baba, bir, vëlla, mik, këngëtar, aktor dhe dishepull i pabesueshëm i Krishtit me besim të madh tek Ati i tij në qiell”.

Angie lavdëroi burrin e saj të ndjerë për ndikimin e shumë “njerëzve dhe komuniteteve”, duke shprehur se ai i ndihmoi të tjerët të bëheshin njerëz më të mirë.

Scroll to Top