Samiti i BE në Tiranë, drejtori Policisë në konferencë: Protesta e opozitës mund të mbahet jashtë perimetrit të sigurisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një koneferncë për mediat, për të folur në lidhje me masat që do të merren më 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit në Tiranë.

Rrumbullaku bëri me dije se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë.

Në këtë zonë, tha ai, do të lejohen vetëm pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët.

“Me këtë rast siguria e 32 delegacioneve shtetërore dhe gjithë personalitetet VIP, na impon të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën gjeografike për të protestuar.

Policia nuk e ndalon protestën e paralajkëmruar, por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë”, tha kreu i Policisë.

Scroll to Top