Detaje të reja/Vrau partneren 19 vjeçare, i riu shqiptar fshehu armën në frigorifer dhe…

Jil
Jil
2 Min Read

Detaje të reja janë zbuluar nga krimi i rëndë një Greqi, kur një 24-vjeçar shqiptar vrau partneren e tij.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Mësohet se, çifti shqiptar që punonin në lokale të ndryshme përgjatë natës, kanë nisur të debatojnë pasi u kthyen nga puna në shtëpi.

I riu, nën ndikimin e kokainës, ka nxjerrë armën dhe teksa 19-vjeçarja po qëndronte në divan e ka qëlluar një herë në kokë, duke i shkaktuar vdekjen.

Ai ka marrë armën, e ka fshehur në frigorifer dhe menjëherë është larguar nga banesa duke ka dalë në rrugë.

“Kam bërë shëtitje për të qetesuar mendjen”, mësohet se ka thënë ai, por siç pretendon, sapo ka kuptuar se çfarë kishte bërë, ka shkuar në Komisariat. “Është koha të dorëzohem sepse kam vrarë partneren time në banesë”, ka deklaruar ai me qetësi para efektivëve.

Raportohet se 24-vjeçari ishte i fiksuar dhe shumë xheloz për partneren e tij. Ai punonte në një lokal në Troumba ndërsa viktima në një lokal nate në Kallithea.

Sipas dëshmisë në polici, autori është shprehur se përleshja mes tyre nisi pasi ishte xheloz për partneren e tij.

I zemëruar dhe nën ndikimin e drogës, e vrau me pistoletën që ia kishte marrë rreth një vit më parë disa rumunëve.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *