Media britanike BBC, njoftoi sot se 39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku janë strehuar pas mbërritjes me gomone në Britaninë e Madhe.
Sipas BBC disa prej tyre kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë nën moshë.
Pas këtij lajmi ka reaguar Këshilli i Qarkut Kent i cili njofton se zhdukja e fëmijëve vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Këshilli i Qarkut Kent thotë se ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.
“Të gjithë fëmijët e pashoqëruar azilkërkues janë të cenueshëm ndaj shfrytëzimit… hulumtimi dhe përvoja provon se disa kombësi janë veçanërisht të cënueshme dhe mund të zhduken. Kryesisht kjo vjen si pasojë e mungesës së kujdesit të autoriteteve lokale.
Këshilli i Qarkut Kent ka përdorur të dy protokollet e përcaktuara mbrojtëse, duke përfshirë Mekanizmin Kombëtar të Referimit dhe ka iniciuar strategji të shumë agjencive për të minimizuar sa më shumë që të jetë e mundur rreziqet për këta fëmijë.
Këshilli vazhdon të marrë një rol proaktiv në mbrojtjen e të gjithë fëmijëve azilkërkues të pashoqëruar në kujdesin e tij,”- thuhet në deklaratë.