Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Një 36-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali pasi ka përhapur panik në një klub nate në Pesaro.
Mediat italiane raportojnë se shqiptari, i cili ishte në gjendje të dehur, filloi të shqetësonte klientët e klubit, aq sa pronari u detyrua të njoftonte policinë.
36-vjeçari, pasi pa karabinierët filloi t’i pështynte, kafshonte dhe t’i kërcënonte, duke mos pranuar të identifikohej.
Ai u arrestua, iu vendos maskë në fytyrë që të mos vazhdonte të pështynte dhe u dërgua në burg.