Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Pas tragjedisë në oborrin e maternitetit në Kosovë ku një 35-vjeçare shtatzënë u vra nga bashkëshorti, duke e lënë të vdekur në vend, mjeku Astrit Bimbashi gjatë një interviste televizive, dha një mënyrë se si mund të shpëtohej fëmija.
Mjeku Astrit Bimbashi deklaroi se nga ana praktike, do të ishte e pamundur që mjekët të ndërhynin pas vrasjes së gruas shtatzënë, Hamide Magashi, për të shpëtuar foshnjen e saj.
Bimbashi u shpreh se koha për të ndërhyrë ishte vetëm 7 minuta, pasi aq është koha që një foshnja të mund të dilte i gjallë, pas vdekjes së 30-vjeçares.
Megjithatë, Bimbashi nënvizoi se teorikisht, foshnja mund të shpëtohej.
“Në raste të tilla, që shpresojmë të jenë të rralla dhe të jetë i fundit natyrisht, mendoj që ndërhyrja e mjekëve nga ana praktike do ishte e pamundur. Duhet të kemi parasysh që kjo histori është 7 minuta.
Llogarite tani që nuk është e thjeshtë që nga oborri i spitalit, të bëhet një ndërhyrje e tillë për të shpëtuar jetën.
Në 7 minuta nuk kemi çfarë gjykojmë më sepse nëna është e vdekur, nuk ka nevojë për narkozë, mjafton të nxjerrësh foshnjën. Teorikisht, them edhe një herë që është e mundur”, theksoi ai.