– Shoqëria është si ajri, e nevojshme për frymëmarrjen, por e pamjaftueshme për jetën.
Shou
– Derisa shoqërinë nuk e “qëlloni” me pëllëmbë në fytyrë, as ajo nuk do t’ju parashtrojë pyetje të papërshtatshme.
Spenseri
– Të jesh “mbi shoqëri” thjesht do të thotë “të mos jesh” në të.
Vranici
– Ai që dëshiron të përmirësojë shoqërinë duhet të fillojë me veten.
Lagerlefi
– Ndihma jonë është vetja jonë.
De Rada
– Dhe nëntëdhjetë e nëntë herë po të rrëzohemi, duhet të ngrihemi përsëri.
P.N. Luarasi
– Moti i ri mos të gjejë vetëm një mot më plak, po edhe një mot më të mençur.
Noli
– Unë futem midis njerëzve dhe shkrihem me të gjitha masat e popullit.
A. Moisiu
– Ne jemi një pikë në oqeanin e guximit, po mos të ishte kjo pikë do t’i mungonte diçka oqeanit.
Nëna Tereza
– Popujt rëndomë ecin pas flakës ndriçuese të gjenive, por ngrohen me fjalët e atyre që përbëjnë vlimin e zakonshëm të jetës njerëzore.
R. Qosja
Jeto I Lumtur