Rama: PD nuk ekziston, është shpërbërë, protesta e 6 dhjetorit, absurde

Jil
Jil
1 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kryeministri Edi Rama në një bashkëbisedim me qytetarë përmes rrjeteve sociale, komentoi protestën e opozitës të thirrur në 6 dhjetor, në ditën kur në Tiranë do të vijnë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe Europës.

Protestën e organizuar nga Sali Berisha, Rama e cilëson absurde ndërsa Partinë Demokratike një forcë të shpërbërë të financuar me para ruse.

“Nuk ka PD, është forcë e shpërbërë, nuk negociojmë me askënd për protestën.

Samiti organizohet nga BE, Shqipëria është mikpritëse dhe për sigurinë e samitit përgjigjen institucionet e Europës.

Është një protestë absurde nga një forcë që financohet nga paratë ruse për të rrëzuar qeverinë e këtij vendi.  

Siguria e samitit nuk negociohet me askënd. Jam i bindur që askush nuk do të provojë që të thyejë perimetrin e sigurisë”, u shpreh Rama.

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *