Shtëpitë e barit në Spanjë joshin punëtorët me paga të majme

Jil
Jil
2 Min Read

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Një prej shtëpive të barit në Spanjë, muajt e fundit është shndërruar në destinacion të shqiptarëve që kultivojnë drogë në ambiente të mbyllura me ndihmë të llambave.

Për shkak të zgjerimit të këtij aktiviteti të paligjshëm shqiptarët reklamojnë biznesin në “TikTok” duke kërkuar punëtorë.

Në komente jepen detaje se për 3 muaj punëtorët do të paguhen 7 mijë euro.

Në të njëjtin profil të emëruar Shqipet në Spanjë janë hedhur dhe video të tjera, të fundit gjatë muajit nëntor ku reklamohen pagesat e majme në euro të përftuara nga ky aktivitet kriminal.

Pak muaj më parë policia spanjolle çmontoi një bandë shqiptare të trafikut të drogës duke vendosur në pranga 14 persona.

Banda kishte ngritur plantacione të shumta të kultivimit të marihuanës në disa qytete të Spanjës ku kishte punësuar shqiptarë. 

Të arrestuarit janë të moshës 20 deri në 51 vjeç.

Në hetimin e çështjes së quajtur “Koman”, u konstatua se drejtuesit e bandës shqiptarë përdornin bashkatdhetarët e tyre për t’u kujdesur dhe monitoruar plantacionet në ambiente të brendshme të cilat mbillnin katër ose pesë kultura në vit.

Vini re: ARTIKULLI BEN FJALE PER NJE AKTIVITET TE PALIGJSHEM TE DENUESHEM NDERKOMBETARISHT 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *