Kush u përpoq ta vrasë? Ish-presidenti evropian “helmohet” në burg, rrezikon vdekjen

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Ish-presidenti i Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili u “helmua” në burgun e Gjeorgjisë dhe rrezikon vdekjen nëse nuk merr trajtimin e duhur, sipas një raporti mjekësor të publikuar sot nga avokatët e tij.

Saakashvili, 54 vjeç, u dërgua në spital vitin e kaluar pas një greve urie 50-ditore për të protestuar ndaj burgosjes së tij, të cilin ai e denoncon si të motivuar politikisht.

Në një raport të bërë publik nga avokatët e tij, toksikologu amerikan David Smith pohon se “ekzaminimet zbuluan praninë e metaleve të rënda” në trupin e ish-presidentit.

“Me një shkallë realiste sigurie mjekësore, këta agjentë toksikë, duke përfshirë merkurin dhe arsenikun, u shfaqën në sistemin e Saakashvili pas burgosjes së tij,” shtoi Smith.

“Rreziku i rritur i vdekshmërisë është i pashmangshëm” pa trajtimin e duhur, “i cili duket se është refuzuar ose i padisponueshëm” në Gjeorgji, paralajmëroi Smith.

Autoritetet gjeorgjiane kanë siguruar se Mikheil Saakashvili po merr të gjithë kujdesin e nevojshëm me Presidenten Salome Zourabisvili duke thënë se i takon gjykatave të vendosin nëse ai duhet të lirohet për arsye shëndetësore.

Një tjetër mjeke, Mariam Tziskarian, e cila kryesoi bordin mjekësor që ekzaminoi Saakashvilin, i tha AFP sot se ky i fundit “u diagnostikua me dëmtim të trurit dhe probleme neurologjike si rezultat i helmimit.”

“Ai vuan nga një sërë sëmundjesh të rënda, të cilat janë të papajtueshme me burgosjen e tij” , shtoi ai.

Presidenti i Gjeorgjisë nga viti 2004 deri në vitin 2013, Mikheil Saakashvili u burgos në tetor 2021, disa ditë pasi u kthye nga vitet e mërgimit, pasi kërkohej nga drejtësia gjeorgjiane.

Scroll to Top