Putin “sfidon” Ukrainën, bën xhiro me Mercedes në urën e Krimesë që u dëmtua pas shpërthimit

Jil
Jil
1 Min Read

Vladimir Putin ishte në Krime dhe udhëtoi me një Mercedes në urën që ndërtoi pas aneksimit të rajonit në 2014 dhe që u dëmtua nga një shpërthim disa kohë më parë.

Sipas mediave të huaja, ura do të jetë plotësisht funksionale pas disa muajsh në mënyrë që të kalojnë mjetet e rënda, por deri më tani një pjesë është riparuar dhe mund të kalojnë mjete të lehta.

Lideri rus duke dashur të tregojë se gjithçka është nën kontroll – ura është një qendër për rifurnizimin e ushtrisë ruse – voziti një Mercedes ndërsa fliste me punëtorët e përfshirë në riparime.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Kujtojmë që më 8 Tetor, një bombë shpërtheu në urën që lidh Krimenë me Rusinë dhe dyshohet se për këtë janë përgjegjës shërbimet sekrete ukrainase.

Shërbimet e inteligjencës ruse morën përgjegjësinë për hendekun e sigurisë, ndërsa presidenti rus nënshkroi një dekret për marrjen e masave shtesë të sigurisë në rajon. 

Share This Article
ByJil
Follow:
JiL.al | Informohu – Frymëzohu – Jeto i Lumtur Plaftorma JiL.al ka si qëllim edukimin, frymëzimin dhe motivimin e lexuesve tanë përmes publikimeve të përzgjedhura, thënie, fragmente, poezi, histori suksesi dhe jo vetëm. Gjithashtu të rejat më të fundit nga aktualiteti, politika, showbizi, vendi, rajoni dhe bota. Për Reklamim të Biznesit tuaj dhe bashkëpunime na Kontaktoni: Email: jetoilumtur.al@gmail.com📩 Facebook: JiL.Albania Instagram: J.i.L.al
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *