Grushti ndaj Berishës, reagojnë hakerat: Lojë e politikës së korruptuar, Gert Shehu në disa data baza të Policisë

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Hakerat iranianë “Homeland Justice” kanë reaguar pas incidentit që u regjistrua sot në protestën e opozitës, ku 31-vjeçari Gerti Shehu goditi me grusht liderin demokrat Sali Berisha.

Në një koment në grupin e tyre në Telegram, hakerat thonë se Gert Shehu figuron në disa databaze të Policisë, teksa e konsiderojnë si një lojë të politikanëve të korruptuar.

Ata paralajmërojnë se do të vazhdojnë të publikojnë të dhëna “sekrete” çdo javë, teksa këtë koment e bëjnë në një fotografi të Ramës me ambasadoren amerikane Yuri Kim.

“Për shkak të kërkesës popullore: “Gert Shehu” figuron në disa baza të të dhënave të Policisë. Të gjitha lojërat e politikanëve të korruptuar! Ne do të vazhdojmë të publikojmë dosje çdo javë!” thuhet në reagimin e tyre.

Scroll to Top