Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka hedhur poshtë deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, 31-vjeçari Gerti Shehu i cili e goditi me grusht ishte agjent i Policisë Kriminale.
Rrumbullaku tha se Gerti Shehu nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë dhe nuk është përdorur as si i infiltruar.
Ai theksoi gjithashtu se dokumenti që tregon se Gerti Shehu vuan nga probleme të shëndet5it mendor, mediave ju është vënë në dispozicion
“Në lidhje me deklarata e Berishës i cili deklaroi se Gert Shehu është agjent i Policisë kriminale, sqarojmë se shtetasi Gert Shpëtim Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i Policisë kriminale në asnjë nga strukturat e policisë së Shtetit.
Ai nuk është përdorur asnjëherë si i infiltruar nga policia. Dokumenti se ai është i sëmurë mendor është dhënë nga vetë familjarët e tij
Policia e Shtetit dënon me forcë këto deklarata. Sigurojmë deputetin Berisha se Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë do punojë për zbardhjen e ngjarjes”, tha Rrumbullaku.