Drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka deklaruar se efektivët e Policisë që u morën me sigurinë e Samitit të sotëm në Tiranë nuk do të marrim shpërblim.
I pyetur gjatë konferencës së sotme, Rrumbullaku tha se efektivët kanë bërë detyrën e tyre dhe se motivimi është suksesi.
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë duke klikuar këtu
Punimet e samitit u zhvilluan me sukses të plotë. Falënderoj gjithë punonjësit e policisë dhe falënderim të posaçëm për qytetarët.
Policia e Shtetit mori masat për të garantuar samitin,” tha Rrumbullaku.