JiL.al - Jeto i Lumtur

E FUNDIT/ I denuar me 6 vite burg nga Greqia, arrestohet në Vlorë 43-vjeçari i ”shumekerkuar”

Facebook
WhatsApp
Telegram
Email

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me mbi 6 vite burg është arrestuar në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë.

Sipas njoftimit të policisë, u bë arrestimi i shtetasit  M. Ll., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Merr lajme ekskluzive  

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë  duke klikuar këtu

Në vijim të vepri meve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.


Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Scroll to Top